16:29 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kastrati pezullon nga puna avokatin e Kamenicës

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati, ka pezulluar nga puna avokatin e Kamenicës, Shefqet Rexha, kjo për shkak të vepres së kërcënimit.

“Nëpunësi civil Shefqet Rexha, për shkak të veprës së kërcënimit, e cila do të dëshmohet para organeve kompetente me të gjitha provat dhe dëshmitë e nevojshme dhe që I kemi në dispozicion, pezullohet nga ushtrimi i detyrave në kohëzgjatje prej tre (3) muaj në pritje të një hetimi”, thuhet dër të tjera në vendimin e nënshkruar nga Kastrati./Indeksonline/