75 Mall Live Search
21:19 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / AR

Kastrati priti ambasadorin gjerman, e njoftoi për sfida që po përballet RTK

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Në takim Kastrati e njoftoi diplomatin gjerman për problemet dhe sfidat me te cilat po ballafaqohet transmetuesi publik, në veçanti me mungesën e ligjit dhe moszgjidhjen e qëndrueshme të financimit të RTK-së.

Ambasadori gjerman po ashtu u njoftua me punën që mediumi publik po bën në vazhdimësi në informimin të drejtë të qytetarëve.