75 Mall Live Search
22:17 / E Premte, 17 Janar 2025 / FR

Kastrati: Qendra e Ferizajit pa rrymë nën regjimin e Kurtit

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së me numër 65, Ardian Kastrati, ka publikuar një video ku banorët e Ferizaj po përballen me mungesë të rrymës elektrike.

Kastrati, është shprehur qendra e Ferizajit pa rrymë nën regjimin e Kurtit.

Ndërsa ka shtuar se ka mundësi se kryeministri në xhip të zi duke shkuar për të ngrënë mish dhe për të pirë raki.

“Qendra e Ferizajit pa rrymë nën regjimin e Kurtit!

Ku është “ Albin Baba” ? Ka mundësi në xhip të zi duke shkuar për të ngrënë mish dhe për të pirë raki!

Qytetarët në terr!”, ka thënë Kastrati./Indeksonline/