75 Mall Live Search
20:43 / E Premte, 08 Gusht 2025 / MSH

KASTRATI shpall fituesit e lojës shpërblyese të gushtit

Kompania lidere në tregun e derivateve në Kosovë, KASTRATI, ka përmbyllur me sukses edicionin veror të lojës shpërblyese “LOJË ME TONA T’MIRAT”, duke shpallur fituesit më 6 gusht në emisionin Reload në TV Dukagjini.

Në kuadër të kësaj fushate, dhjetëra klientë u shpërblyen me çmime atraktive – nga modeli më i ri i iPhone, te trotineti elektrik, e deri te vouchera për derivate dhe shpërblime të tjera simbolike. Kjo iniciativë vjen si pjesë e angazhimit të KASTRATIT për të motivuar dhe falënderuar të gjithë klientët që çdo ditë zgjedhin cilësinë dhe profesionalizmin që ofron kompania.

Përfaqësues të KASTRATIT theksuan se loja është vazhdimësi e përpjekjeve për të ndërtuar një raport të fortë besimi me konsumatorin:

“I falënderojmë të gjithë konsumatorët që na mbështesin për vite me radhë. Për ne, cilësia dhe respekti ndaj klientit janë gjithmonë prioritet. Edhe në muajt në vijim do të kemi kampanja të reja shpërblyese për t’i bërë përvojat e klientëve tanë edhe më të veçanta.”

KASTRATI mbetet ndër brendet më të qëndrueshme dhe më të besuara në vend, duke ofruar jo vetëm derivate të cilësisë së lartë, por edhe përvoja të vlefshme për klientët në çdo pikë të rrjetit të saj.

KASTRATI – Lider në cilësi, lider në shpërblime.