KASTRATI shpërblen klientët në Prishtinë!
Në kuadër të aktiviteteve të 30-vjetorit, KASTRATI solli në Prishtinë një ditë festive me shpërblime dhe atmosferë.
Klientët që mbushën 15€ derivate u shpërblyen menjëherë me 15€ bonus, ndërsa ata që arritën vlerën e kuponit 30€ fituan mundësinë të futen në short për GOLF 8, një nga shpërblimet më të mëdha të LOJË ME TONA T’MIRAT. Përveç derivative, shumë klient me fat arritën të fitojnë edhe pica të shijshme.

Loja shpërblyese u transmetua në pikën KASTRATI përballë AKI-së, live më 19 nëntor në emisionin RELOAD TV Dukagjini, duke sjellë emocione dhe energji për të gjithë të pranishmit.
“Festojmë një rrugëtim të përbashkët dhe falënderojmë çdo klient për besimin ndër vite,” – u shprehën përfaqësues nga kompania.
KASTRATI ka përgatitur shumë surpriza për klientët përgjatë tërë muajit nëntor me rastin e 30 vjetorit.


