75 Mall Live Search
17:13 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / F.R

KASTRATI shpërblen klientët në Prishtinë me lojën shpërblyese “Mbushe 15€ – FITO 15€”

KASTRATI organizoi gjatë ditës së sotme lojën shpërblyese “Mbushe 15€ – FITO 15€” në pikën në Prishtinë, duke vazhduar traditën e shpërblimit të klientëve besnikë.

Gjatë aktivitetit, klientët që mbushën veturën me derivate në vlerë prej 15 euro përfituan menjëherë 15 euro shtesë falas. Përveç shpërblimit të menjëhershëm, ata u bënë pjesë edhe e shortit për shpërblime të shumta, përfshirë veturën GOLF 8, si shpërblimi kryesor i lojës së madhe shpërblyese të KASTRATI, tërheqja e së cilit do të mbahet më 30 korrik.

Loja shpërblyese u zhvillua LIVE me emisionin RELOAD në TV Dukagjini. KASTRATI vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj cilësisë dhe shpërblimit të klientëve.

KASTRATI – Lider në cilësi!