Kastrati: Sonte në ora 21:00 të gjithë banorët e Kamenicës t’i fikin dritat

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka ftuar të gjithë banorët e kësaj ane që sonte t’i fikin dritat për një minutë.
Kjo do të bëhet në shenjë proteste ndaj rastit të fundit ku një grua humbi jetën nga përdorimi i dhunës ndaj saj nga bashkëshorti.
Kastrati ftoi që kjo të bëhet sonte në ora 21:00, transmeotn Indeksonline.
Postimi i plotë:
Në shenjë proteste për ngjarjen që ndodhi ditën e shtunë, ku një grua humbi jetën si pasojë e dhunës në familje, ju ftoj të gjithëve që sonte në ora 21:00 t’i fikni dritat për një minut.
Bashkohuni edhe ju në thirrjen e Grupit të Grave të Komunës së Kamenicës, kundër dhunës në familje.