KASTRATI sponsor i KB Peja për një rrugëtim të ri në Sport

Klubi i Basketbollit Peja ka arritur një marrëveshje të rëndësishme sponsorizimi me KASTRATI, duke shënuar një tjetër hap të madh drejt përkrahjes së sportit dhe komunitetit në Kosovë.
KASTRATI, njihet për angazhimin e vazhdueshëm për të mbështetur iniciativa që promovojnë zhvillimin dhe frymën e bashkëpunimit. Kjo marrëveshje pasqyron vlerësimin dhe përkushtimin e kompanisë për t’i dhënë një shtysë të re klubit dhe për të siguruar që KB Peja të vazhdojë të
sjellë emocione të paharrueshme për tifozët.
“Faleminderojmë përzemërsisht Kastrati Group për këtë përkrahje të jashtëzakonshme. Na pret një rrugëtim i stërmbushur me emocione dhe suksese,” u shprehën përfaqësuesit e KB Peja.
Ky bashkëpunim pritet të forcojë më tej lidhjen e komunitetit me sportin dhe të inspirojë brezat e rinj të sportistëve. Me mbështetjen e KASTRATI, KB Peja synon të shkëlqejë në çdo sfidë dhe të rrisë nivelin e performancës në çdo ndeshje.
Bashkë për një sezon të paharrueshëm