75 Mall Live Search
19:33 / E Martë, 21 Shtator 2021 / k.v

Kastrati thotë se Qeveria s’ka bërë gjë për bizneset e dëmtuara nga pandemia në Malishevë, premton grante e lehtësira në të bërit biznes

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati ka vizituar dhjetëra biznese në qendër të Malishevës, ku ka bashkëbiseduar për sfidat dhe vështirësitë që i kanë kapluar bizneset në përgjithësi, si pasojë e përhapjes së pandemisë.

Në këto takime ai u ka premtuar bizneseve se gjatë mandatit të tij, si qeverisje e Nismës do të përkrah edhe më fuqishëm sektorin privat përmes granteve dhe lehtësirave të shumta në të bërit biznes.

Postimi i plotë i Kastratit:

Sot kam vizituar dhjetëra biznese nëpër qendër të Malishevës, ku bashkëbiseduam dhe u njoftuam për sfidat dhe vështirësitë që i kanë kapluar bizneset në përgjithësi, si pasojë e përhapjes së pandemisë. Ne i vlerësojmë të gjitha bizneset në komunën tonë të cilat përmes punësimit të qytetarëve tanë po ndikojnë direkt në uljen e papunësisë dhe rritjen e zhvillimit ekonomik në Malishevë. U ndjeva keq, që qeveria qendrore nuk ka marrë as edhe një veprim për të mbështetur bizneset e komunës sonë të cilat janë dëmtuar si pasojë e pandemisë Covid-19. U premtova se gjatë mandatit tonë të tretë, si qeverisje e Nismës do të përkrahim fuqishëm sektorin privat përmes granteve dhe lehtësirave të shumta në të bërit biznes.

#NISMA119 #PërMalishevënUrbane