75 Mall Live Search
14:43 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / Blerim

Kastrati: Vitin 2020 po e përmbyllim me 83% shpenzim të buxhetit për investime kapitale

Komuna e Kamenicës ka arritur që për vitin 2020 ta shpenzojë buxhetin për investime kapitale me 83% realizueshmëri. Kryetari Qëndron Kastrati duke falënderuar kabinetin qeverisës, drejtoritë e njësitë komunale, menaxherët e mbikqyrësit e kontratave për punën e bërë, ka thënë se është përmbushur përqindje e lartë krahasuar me qeverisjet paraprake.

“I lumtur që edhe vitin 2020 po e përmbyllim me rezultat tejet të mirë në shpenzimin e buxhetit për investime kapitale. Me 83% realizueshmëri! Për dy vjet radhazi, kemi përmbushur përqindje të lartë krahasuar me qeverisjet paraprake dhe për këtë u jam falënderues kabinetit tim qeverisës, drejtorive e njësive përbrenda komunës, si dhe gjithë menaxherët e mbikqyrësit e kontratave!

Vazhdojmë të punojmë për qytetarët me përkushtim, me po të njëjtën energji edhe për vitin 2021. Urime!”, është shprehur ai.