13:57 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kastrati viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë, përgëzon personelin mjekësor për punën e mrekullueshme

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, së bashku me koordinatorin e Shtabit emergjent komunal, Ramadan Basha, si dhe drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Kamenicë.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me situatën e krijuar nga COVIDI-19 dhe menaxhimin e saj nga personeli mjekësor në Komunën e Kamenicës.

Kryetari Qëndron Kastrati, tha se është krenar me punën e gjithë personalit mjekësor në luftën ndaj pandemisë.

“Ditën e nisë një vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë. Ushtruesi i detyrës i drejtorit i QKMF-së Besim Beqiraj dhe gjithë personeli mjekësor, po bën një punë të mrekullueshme në luftën ndaj pandemisë. Edhe pse me kapacitete minimale, po arrijnë menaxhimin e mirë në QKMF, QMF e pikën kufitare Dheu i Bardhë. Krenar me punën e të gjithëve pa dallim”, tha Kastrati.

Koordinatori i Shtabit emergjent komunal, Ramadan Basha falënderoi stafin mjekësor për gatishmërinë e treguar gjatë këtyre muajve.

“Falënderojmë personelin mjekësor për gatishmërinë e treguar gjatë këtyre muajve, e vlerësojmë lart punën e gjithë stafit të treguar në vijat e para të frontit, ata do ta kenë mbështetjen tonë gjithmonë”, tha Basha.

Edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, tha se është shumë falënderuese për punë e bërë deri sot nga gjithë stafi mjekësor i komunës sonë.

“I falënderojmë gjithë stafin mjekësor dhe i dëshirojmë suksese në punë, neve do të na keni gjithmonë mbrapa për gjithçka që do të keni nevojë, besoj se deri në fund të kësaj pandemie do të ec gjithçka siç është më së miri”, tha Zajmi-Krasniqi.

Ndërsa u.d i QKMF-së, Besim Beqiraj, duke falënderuar komunën për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi, njoftoi kryetarin dhe stafin tjetër për punët e realizuara deri sot.

“ I gjithë personeli mjekësor gjatë kësaj periudhe ka dhënë maksimumin duke punuar pa ndalur, përpos në QKMF dhe QMF-të e tjera ekipet mjekësore çdo ditë kanë menaxhuar edhe kufirin te Dheu i Bardhë. Falënderojmë komunën për mbështetjen dhe gjithë qytetarët për mirëkuptimin e treguar”, tha ai.

Mbaj distancë, vendos maskën, mbroje veten dhe familjen!