Kastriot Imeri shënon gol të jashtëzakonshëm kundër Zurichut në Superligën e Zvicrës

Kastriot Imeri është treguar vendimtar për fitoren e Servettes në udhëtim te Zurich.
Skuadra e lojtarit shqiptar ishte duke fituar 2-0, mirëpo kundërshtarët i vunë ata nën presion.
Alex Schalk shënoi golin e parë të takimit në minutën e 46-të, duke filluar më pas spektakli i golave.
Por, ajo që ishte më e bukura në këtë përballje, ishte e Imerit që shënoi në minutën e 69-të nga rreth 30 metra në portën e Zurich.
Ai lëshoi një goditje të fuqishme duke lënë pa gjasa portierin e Zurichit.
Golin e vetëm në këtë takim për vendasit e shënoi Marco Schonbachler (85’), por goli i Imerit ishte vendimtar.
Pas javës së 28-të, Servette është në vendin e dytë me 41 pikë, mirëpo Young Boys vazhdon sigurt drejt titullit me 22 pikë diferencë.
Më poshtë keni supergolin e Imerit, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës U21.
? WHAT A BANGER ☄️!
— Dardanian Football (@DardanianFooty) April 11, 2021
Only 2 minutes on the field and Kastriot Imeri scores an absolute stunner from 30 yards out to double the lead for @ServetteFC against @fc_zuerich.@FFK_KS?? need to keep an eye on the 20 year old ?. pic.twitter.com/aAlPvizzkX