75 Mall Live Search
19:10 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kastriot Rexha, futbollisti më i mirë i Superligës

Kastriot Rexha është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në IPKO Superligë, në gala mbrëmjen e organizuar sonte nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Sulmuesi kosovar e ndihmoi Feronikelin të shpallej kampion në IPKO Superligë dhe ta fitonte Digitalb Kupën e Kosovës gjatë vitit 2019.

Me golat e shënuar, ai ishte i pandalshëm për kundërshtarët, ndërsa luajti me “Niklin” edhe në Champions League e Europa League.