08:17 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Kastriot Rexha kërkon këpucën e parë të artë

Sulmuesi i Feronikelit Kastriot Rexha, është predentendi kryesor për të fituar këpucën e artë në Superligë këtë edicion.

30 vjeçari realizoi 2 gola të hënën kundër Lirisë për të shkuar në kuotën e 14 golave duke prirë listën e realizatorëve më të mirë, me 3 gola më tepër se Meriton Korenica.

Rexha nuk e ka fituar asnjëherë çmimin e golashënuesit më të mirë në Superligë.

“Sigurisht që çdo sulmues ka dëshirë të fitoj një çmim të tillë, edhe unë shpresoj që sivjet ta fitoj. Por më e rëndësishme se kjo është që t’i ndihmoj klubit të arrijë synimet e veta” deklaroi Rexha për Indeksonline.

Edicionin e kaluar sulmuesi kosovar i ndihmoi Dritës të fitonte titullin e kampionit, ndërsa sivjet është në rrugë të mirë që të triumfoj me Feronikelin. /Indeksonline/