75 Mall Live Search
08:26 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Kastriot Rexha, mrekullia e Feronikelit

Forma e sulmuesit Kastriot Rexha në edicionin pranveror është e mrekullueshme. Futbollisti i Feronikelit ka shënuar 4 gola në 4 ndeshje gjatë vitit 2019, por të gjithë golat kanë qenë vendimtar.

Së fundi, Rexha shënoi në fitoren 1-0 kundër Kek-ut në Obiliq, e cila e qoi në 5 pikë diferencën me Prishtinën.

Ish sulmuesi i Dritës, në pranverë kishte shënuar 2 gola ndaj Lirisë në Prizren dhe me një gol ndaj Ferizajit në Digitalb Kupë, e qoi Feronikelin në gjysmëfinale.

Aktualisht Rexha së bashku me Alban Shillovën janë dy golashënuesit më të mirë në Superligë me nga 10 gola. /Indeksonline/