Kastriot Rexha tregon klasin edhe jashtë fushës, këto janë fjalët e tij pasi nuk u ftua nga Challandes

Kosova u mposht nga Suedia me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Doha të Katarit.
Në këtë ndeshje luajtën kryesisht lojtar nga Superliga e Kosovës, shkruan Indeksonline.
Challandes nuk e grumbulloi në mesin e 25 lojtarëve, Kastriot Rexha, i cili para disa javëve u shpall edhe më i miri i vitit në Superligë.
Por Rexhës nuk i ka mbetur hatri dhe ka respektuar vendimin e trajnerit.
“Nuk ka rëndësi. Duhet t’i respektojmë vendimet e trajnerit. Ata që janë ftuar, kanë potencial dhe dua t’i përgëzoj për mundësinë”, ka thënë Rexha në “Arena Sportive”.
Gjatë afatit kalimtar të Dimrit, Kastrioti ndërpreu kontratën me Feronikelin dhe iu bashkua Dritës. /IndeksOnline/