75 Mall Live Search
22:44 / E Martë, 23 Shtator 2025 / Burim

Kastriot Shabani lajmërohet me një fotografi, i lumtur pas debatit për Shtimen

Kandidati për kryetar të komunës së Shtimës nga radhët e LDK-së, Kastriot Shabani është lajmëruar në rrjetet sociale me një fotografi pas përfundimit të debatit zgjedhor në RTK.

Në imazhin e publikuar, Shabani shfaqet i buzëqeshur dhe i relaksuar, duke reflektuar vetëbesim pas përballjes me kundërkandidatët.

Debati i zhvilluar mbrëmë u fokusua në çështje kyçe për të ardhmen e Shtimës, përfshirë zhvillimin ekonomik, investimet në arsim dhe infrastrukturë.

Postimi i tij është shoqëruar me komente pozitive nga mbështetësit, të cilët e kanë përgëzuar për paraqitjen dhe qasjen e tij konstruktive gjatë debatit. /IndeksOnline/