Kastriot Shabani nga tubimi madhështor në Davidovc: Bashkë, me numrin 113, drejt fitores

Kandidati për kryetar të Shtimes, Kastriot Shabani ka mbajtur një takim madhështor ditën e sotme në Davidovc.
Shabani nga atje ka thënë se Dvidovci po tregon çdo ditë se është me LDK-në dhe me vizionin për Shtimen e zhvilluar e të bashkuar.
Ai po ashtu, ka falenderuar të gjithë banorët e këtij fshati për energjinë dhe përkrahjen e madhe.
”Faleminderit nga zemra të gjithë banorëve të këtij fshati për mikpritjen, dhe të gjithë qytetarëve të Shtimes, për energjinë dhe përkrahjen e jashtëzakonshme që na dhuruat.
Davidovci po tregon çdo ditë e më shumë se është me Lidhjen Demokratike të Kosovës, me vlerat, me punën dhe me vizionin për një Shtime më të zhvilluar e më të bashkuar. Bashkë, me numrin 113, drejt fitores!” ka shkruar ai.
Postimi i plotë: