Kastriot Shabani: Rinia është fuqia më e madhe që ka Shtimja, me vizionin e tyre e ardhmja do të jetë më e ndritur

Kandidati për kryetar të komunës së Shtimës, Kastriot Shabani, ka zhvilluar takim me Forumin Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime, me të rinj plot energji, ide dhe besim në vlera që e kanë ndërtuar këtë vend.
Shabani përmes një postimi në facebook është shprehur se Rinia është fuqia më e madhe që ka Shtimja, me angazhimin, kreativitetin dhe vizionin e tyre, jemi të bindur se e ardhmja e qytetit tonë do të jetë më e ndritur dhe më e drejtë.
“Mbajtëm një takim shumë të rëndësishëm me Forumin Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime, me të rinj plot energji, ide dhe besim në vlera që e kanë ndërtuar këtë vend.
Rinia është fuqia më e madhe që ka Shtimja, me angazhimin, kreativitetin dhe vizionin e tyre, jemi të bindur se e ardhmja e qytetit tonë do të jetë më e ndritur dhe më e drejtë.
Faleminderit të gjithë antëtarëve të forumit rinor të LDK-së për diskutimin e hapur dhe përkushtimin e tyre ndaj zhvillimit të komunës sonë. Bashkë do të ecim përpara, me dinjitet dhe punë!”, ka shkruar Shabani./IndeksOnline/