‘Katalonia nuk është Spanjë’/ Gazetari spanjoll shpërndan mesazhin e tifozëve të Vushtrrisë

Shorti për kualifikimet e kampionatit botëror ‘Katari 2022’, përcaktoj Kosovën dhe Spanjën në të njejtin grup.
Kjo ka nxitur reagime të shumta në Spanjë, jo vetëm në rrjetet sociale por edhe të zytarët qeveritarë.
Ministrja e punëve të jashtme, Arancha González Laya ka deklaruar se qeveria do të negociojë me FIFA-në që ndeshja të luhet në një vend neutral.
Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të problemit të kahmotshëm me Kataloninë.
Gazetari spanjoll Sergio Arenillas, në Twitter ka shpërndarë një fotografi të tifozëve të Vushtrrisë që në vitin 2013 kishin shkruar ‘Katalonia nuk është Spanjë’.
Ky reagim kishte ardhur si rezultat i shpalosjes së një transparenti nga tifozët e Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit, ‘Kosova është Serbi’.
/Indeksonline/
