75 Mall Live Search
23:50 / E Martë, 07 Shtator 2021 / C E

“KATAR 2022”: NË 13 NDESHJE U SHËNUAN 40 GOLA

Sonte u zhvilluan  13 ndeshje kualifikuese të Grupit A, D, G, F, H të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës.

 Në Grupin A, fitore bindëse në transfertë shënoi Portugalia ndaj Azarbejxhanit,  dhe Serbia  në transfertë barazoi me  Irlandën. Tabelën e kryesojnë Portugalia me  13 pikë, para Serbisë që ka 9 pikë.

Në Grupin G,  fitore të thella  shënuan Holanda ndaj  Turqisë dhe  Norvegjia ndaj Gjibralltarit. Tabelë e kryesojnë Holanda  dhe Norvegjia me nga  13 pikë, para  Turqisë që ka 11 pikë.

Në Grupin D, Franca mposhti  Finlandën dhe  e vetmuar kryeson tabelën me  12 pikë.

Në Grupin F,  fitore shënuan  Danimarka ndaj Izraelit   dhe me 18 pikë maksimale  kryeson tabelën para Skotlandës që ka 11  dhe Izraelit me 10 pikë.

Në grupin H,  fitore  të sigurta shënuan  Kroacia në përballjen  ndaj Sllovenisë, Rusia ndaj Maltës  dhe  Sllovakia ndaj Qipros. Tabelën  në Grupin H e kryesojnë  Kroacia dhe  Rusia me nga 13 pikë.

U shënuan kë këto rezultate:  Azerbajxhani – Portugalia 0:3,

Austria – Skotlanda 0:1,

Bosnja e Hercegovina – Kazakistani 2:2,

Mali Zi – Letonia 0:0,

Danimarka – Izraeli 5:0,

Ishujt Faroe- Moldavia 2:1,

Franca – Finlanda 2:0,

Kroacia – Sllovenija 3:0,

Irlanda – Serbija 1:1,

Holanda – Turqia 6:1,

Norvegjia – Gjibraltari 5:1, 

Rusija – Malta 2:0 dhe

Slovakia – Qipro 2:0.