75 Mall Live Search
21:50 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

Katari detyrohet të ndryshojë rregullin për LGBTQ, në Kupën e Botës!

Famujt me ylber të cilët i përkasin komunitetit, LGBTQ do të lejohen nga FIFA dhe UEFA që të shfaqën edhe në stadiumet për Botërorin e Katari.

Pavarësisht, se ligjet arabe janë të rrepta dhe nuk lejojnë një gjë të tillë, FIFA ka vendosur përfundimisht që edhe flamujt me ylber të mund të ekspozohen në ndeshjet e Kombëtarve në vititn 2022, shkruan IndeksOnline

Megjithatë, me më pak se dy vjet deri në turne, shqetësimet vazhdojnë në lidhje me trajtimin me të cilin përballen tifozët homoseksualë në Katar për shkak të kodit fetar konservator që ndalon marrëdhëniet e gjinisë së njëjtë që bien ndesh me qëndrimin e FIFA-s kundër homofobisë.