Katari dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen më të madhe në histori për gazin

Një marrëveshje gjigante është arritur mes Kinës dhe Katarit, pikërisht në fushën e energjisë.
Të dy shtetet kanë nënshkruar marrëveshje për furnizimin e Kinës me gaz natyral të lëngshëm.
Ky furnizim do të bëhet në sasi prej 4 milionë tonësh gaz, për 27 vite radhazi, raporton Qatar News Agency.
Marrëveshja vjen pas një krize me furnizim me gaz për shumë shtete, sidomos pas vendimit të disa prej fuqive të mëdha botërore për sabotimin e gazit rus.