75 Mall Live Search
19:23 / E Premte, 12 Janar 2024 / Gj. Sh

Katari e nis me fitore Kupën e Azisë, fiton lehtësisht ndaj Lebanonit

Kombëtarja e Katarit e ka nisur me fitore Kupen e Azisë.

Para 82 mijë shikuesve në “Lusail Stadium”, Katari ka mposhtur Kombëtaren e Lebanonit me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Akram Afif shënoi golin e parë në këtë turne, në minutën e 45-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Ali Almoez shënoi goli e dytë në minutën e 56-të.

Afif vulosi fitoren e Katarit, duke shënuar golin e dytë personal në 90+6.

Katari është lidere e Grupit A, me tre pikë, ndërsa nesër zhvillohet ndeshja tjetër mes Kinës dhe Tagjikistanit./IndeksOnline/