Katari fiton për herë të dytë Kupën e Azisë

Kombëtarja e Katarit ka fituar Kupën e Azizë për herë të dytë në histori.
Katari mposhti 3:1 Kombëtaren e Jordanisë në ndeshjen finale që u zhvillua në stadiumin “Lusail Iconic”, shkruan Indeksonline
Futbollisti, Akram Afif ishte më i miri në këtë ndeshje, pasi arriti të shënonte hat-trik për t’ia dhënë titullin e dytë shtetit të tij në Kupën e Azisë.
Golin e vetëm për Joraninë e shënoi sulmuesi, Yazan Al Naimat.
Kujtojmë që Katari këtë titull e kishte fituar edhe në vitin 2019, ku në finale e kishte mposhtur Japoninë me rezultatin 3:1.
Më së shumti tituj në Kupën e Azizë ka Japonia (4), kurse Arabia Saudite dhe Irani kanë nga 3./Indeksonline/