Katari nis kampanjën e Ramazanit 2021, përfiton edhe Kosova

Nën sloganin “Gara për gjithçka është e mirë”, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit (QRCS) ka përuruar kampanjën e 19-të të Ramazanit për vitin 1442 Hixhiyah/2021, transmeton Indeksonline.
Kjo fushatë e re përfshiu projekte të shumta humanitare për 2,540,601 njerëz në Katar dhe 21 vende të tjera, ndër to edhe Kosova.
“Ramazani është një muaj bekimi kur njerëzit bëjnë më të mirën e tyre, njerëzit e mirë bëjnë bamirësi për ata që kanë nevojë“, thap kreu i QRCS, Shejh Abdullah bin Thamer al-Thani, në fillimin e fushatës.
Sekretari i Përgjithshëm i QRCS, Ali bin Hassan al-Hammadi tha se me donacionet bujare të vullnetarëve, ata do të ishin në gjendje të siguronin ushqim dhe veshje për 405,434 përfitues, përfshirë 61,865 në Katar dhe 343,569 nga jashtë Katarit.
Këto vende përfshijnë Katarin, Palestinën, Jemenin, Sudanin, Kirgistanin, Kosovën, Malin, Sri Lankën, Afganistanin, Somalinë, Bangladeshin, Sirinë, Libanin, Jordaninë, Senegalin, Shqipërinë, Irakun, Etiopinë, Pakistanin, Turqinë, Mauritaninë, Nepalin dhe Filipinet.
Vetëm gjatë Ramazanit 1441 Hixhrijah, QRCS shpërndau 51,123 pako ushqimore për 253,615 përfitues në 14 vende, raporton Republika./Indeksonline/