75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / A. A

Katari “s’njeh” virus, lejon 20 mijë tifozë të grumbullohen në ndeshje futbolli

Katari po bën përgatitjet për kampionatin botëror të vitit 2022.

Gjatë këtij muaji do të bëhet inaugurimi i stadiumit Al Rayyan, në të cilin do të zhvillohen disa ndeshje të botërorit.

Në finale e Kupës Amir, autoritetet shtetërore ua kanë mundësuar 20 mijë tifozëve që të jenë pjesë e ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Megjithatë njerëzit për të hyrë në tribuna duhet të kenë me vete dokumentin që janë negativ me Covid-19 në 24 orët e fundit.

/Indeksonline/