Katastrofë, Lingard e mbyll vitin pa asnjë gol e asist në Premierligë
Manchester United mposhti Burnleyn në udhëtim 0:2 për ta mbyllur kështu vitin dhe dekadën me fitore.
Minuta në këtë ndeshje pati edhe për Jesse Lingard, mesfushori ofanziv i cili nuk arriti të shënojë apo asistojë në asnjë ndeshje në Premierligë këtë vit kalendarik.
Në 28 ndeshje sa luajti, Lingard nuk arriti asnjëherë të linte gjurmë, ndërsa shënoi dy gola tjerë, një në Evropa Ligë dhe një në FA Cup./Indeksonline/