15:55 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Katastrofë natyrore, mbi 1 mijë të vdekur nga cikloni

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar së fundmi në lidhje me ciklonin që ka goditur Mozambikun dhe Malavinë, i cili dyshohet se i ka marrë jetën mbi 1 mijë personave, edhe pse deri tani janë konfirmuar të paktën 200 të vdekur.

OKB ka thënë se cikloni “Idai”, me erëra mbi 177 kilometra në orë është fatkeqësia më e keqe natyrore e motit që ka goditur hemisferën jugore.

Era dhe dallgët që kanë arritur mbi 20 metra kanë shkaktuar shkatërrime të jashtëzakonshme. Pamjet e filmuara me dron tregojnë gërmadhat që ka lënë pas cikloni.