Katastrofë për Kosovën, lëndohet edhe Herolind Shala
Trajneri Bernard Challandes, do të ketë probleme të mëdha në ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë gjatë muajit shtator.
Pas lëndimit të Arbër Zenelit, Hekuran Kryeziut dhe Milot Rashicës, në emergjencë është shtrirë edhe Herolind Shala.
Mesfushori i skuadrës norvegjeze, Valerenga ka njoftuar se 27- vjeçari ka thyer krahun.
“Herolind Shala ka thyer krahun. Por ai po kthehet i fortë dhe ne mezi po presim ta shohim përsëri në rrugën e duhur“, ka shkruar klubi.
Tashmë trajneri zviceran duhet të bëjë më shumë kalkulime për dy ndeshjet e radhës ku Valon Berisha është një rikthim i madh në këtë kohë krize me lëndimet. /IndeksOnline/
