75 Mall Live Search
22:26 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Katastrofë për Manchesterin, ylli i skuadrës lëndohet katër ditë para ndeshjes me Liverpoolin

Ylli i Manchester United, Marcus Rashford ka pësuar një lëndim në ndeshjen e FA Cup kundër Wolvesit.

Ai u zëvendësua nga Lingard në minutën e 79-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Ky lëndim vjen vetëm katër ditë para derbit anglez kundër Liverpoolit në Premierligë.

Manchesteri është skuadra e vetme që e ka ndalur Liverpoolin këtë sezon, duke i nxjerrë një barazim 1-1.

Rashford ishte golashënuesi i Manchesterit në atë ndeshje. /IndeksOnline/