16:25 / E Hënë, 31 Maj 2021 / AR

Kate më e ëmbël se kurrë, bën gjestin prekës për vajzën me leukemi

Ditën e enjte Kate Middleton dhe Princ William kanë qenë në një tur mbretëror në Skoci, aty ku takuan Mila Sneddon.

Vajza 5-vjeçare vuan nga leucemia dhe ka qenë pjesë e projektit “Hold Still” të dukeshës.

Me anë të një postimi në faqen e çiftit është shpjeguar historia e vajzës, e cila u detyrua të izolohej larg familjarëve për sigurinë e saj gjatë vitit 2020 dhe të vazhdonte kimioterapinë.

 
Ajo që mori vëmendjen e publikut ishte fakti që Kate dhe Mila ishin veshur të dyja në ngjyrën rozë. Kjo kishte qenë një dëshirë e vajzës dhe Kate e mbajti premtimin duke u veshur siç Mila dëshironte./revistawho.com