Kate Middleton anulon pjesëmarrjen në një event të famshëm, shqetësohen fansat

Gara pesëditore me kuaj Royal Ascot ka qenë një vend i preferuar takimi për aristokracinë britanike për dekada të tëra, dhe Princesha e Uellsit pritej të merrte pjesë këtë vit.
Megjithatë, paraqitja e saj në një karrocë ceremoniale u anulua në minutën e fundit, duke shkaktuar shqetësim publik, transmeton Indeksonline.
Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht pse Kate Middleton është tërhequr, spekulohet se arsyeja qëndron në shëndetin e saj.
Ka kaluar një vit që kur ajo përfundoi kimioterapinë pas diagnozës së kancerit dhe shumë media po raportojnë se princesha aktualisht po përqendrohet në pushim dhe rikuperim.
“Princesha e Uellsit është tërhequr nga lista e të ftuarve të Royal Ascot, një nga ngjarjet më të famshme shoqërore dhe sportive të Britanisë, për të vazhduar shërimin e saj dhe për të kërkuar ekuilibrin pas një beteje disamujore me kancerin”, shkruan Business Insider./Indeksonline/
