75 Mall Live Search
18:58 / E Martë, 29 Prill 2025 / Gj. Sh

Kate Middleton dhe Princ William festojnë 14-vjetorin e martesës në Skoci

Princi William dhe bashkëshortja e tij, Kate, festuan sot përvjetorin e 14-të të martesës në Skoci, në vendi ku u dashuruan.

Ata po qëndrojnë në një vizitë dy-ditore në Ishullin Mull, ku po takohen me vendasit atje dhe po vizitojnë disa qëndra që mbështeten nga fondacioni i tyre.

Dyshja për herë të parë u takuan si studentë në Universitetin St. Andrews në Skoci mbi 20 vjet më parë.

Të dy studiuan histori arti dhe gjeografi dhe ndanë një shtëpi në fermë me disa miq.

Disa vite më vonë, më 29 prill 2011, William dhe Kate u martuan në Westminster Abbey në Londër, në një ceremoni të ndjekur nga miliona njerëz në mbarë botën.

Ata tani janë prindër të tre fëmijëve , Princit George, 11 vjeç, Princeshës Charlotte, 9 vjeçe dhe Princit Louis, 7 vjeç. /IndeksOnline/