Kate Middleton e lumtur pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.
Përmes një postimi në Twitter ajo u shpreh falënderuese që mori vaksinën, transmeton Indeksonline.

“Dje kam marrë dozën time të parë të vaksinës COVID-19 në Muzeun e Shkencës në Londër. Jam jashtëzakonisht falënderuese për të gjithë ata që po marrin pjesë në këtë aksion. Faleminderit për gjithçka që po bëni!”, shkruajti ajo.

Kate gjatë vaksinimit u pa me maskë në fytyrë, duke zbatuar rregullat kundër përhapjes së virusit./Indeksonline/
