75 Mall Live Search
18:01 / E Diele, 06 Qershor 2021 / AR

Kate Middleton ka aq shumë talent, sa fotografi i saj e xhelozon për një foto specifike që ka shkrepur

Për ata që nuk e dinë, Kate Middleton është fotografe shumë e aftë e familjes së saj, madje disa nga momentet e kapura në fotografi, më të veçantat që qarkullojnë, janë realizuar nga duart e saj.

Arthur Edwards që fotografon familjen prej shumë vitesh, ka zbuluar në intervistë se është shumë krenar për aftësit e Kate dhe faktin që ajo ka mundur të mësojë shpejt prej tij.

“Fotoja ime e preferuar është ajo ku Kate ka nxjerrë William dhe fëmijët. Sa do doja të kisha arritur unë ta nxirrja atë foto”, është shprehur Arthur.

Admiruesi numër 1 i Kate qenka fotograf. Mesa duket dukesha bën vërtetë një punë të bukur./revistawho.com