16:40 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / AR

Kate Middleton qeshi gjatë fjalimit të Mbretit Charles, momenti bën xhiron e rrjetit

Princesha e Uellsit mahniti të gjithë sytë me paraqitjen e saj në pritjen zyrtare të organizuar nga Mbreti Charles III në Buckingham Palace për nder të Presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa. Pritja u zhvillua mbrëmjen e së martës dhe Princesha Kate, 40 vjeç , zgjodhi për këtë rast të vishej me të bardha dhe me gurë vezullues. Gjithashtu zgjodhi një pelerinë të markës Jenny Packham dhe diademën e Lover’s Knot, e cila ishte e preferuara e Princesha Diana.

Ndërsa, Mbreti Charles III gjatë fjalimit të tij në darkën zyrtare dhe me presidentin e Afrikës së Jugut në krah, zgjodhi ta përshëndesë në nëntë dialekte afrikane, mes tyre edhe dialektinVenda, që flet Presidenti Ramaphosa.

Përpjekja e monarkut të ri për të përdorur fjalë nga dialektet afrikane duket se ka argëtuar mysafirin e tij zyrtar, i cili herë pas here kthehej për të parë Princeshën e Uellsit dhe për t’i buzëqeshur asaj. Më pas u pa edhe Princesha e Uellsit duke qeshur dhe më pas duke shkëmbyer disa fjalë me presidentin e Afrikës së Jugut. Fjalimi i pasionuar i Mbretit Charles jo vetëm që i entuziazmoi, por edhe i emocionoi të ftuarit. Në të ai i referohej nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth. “Mbretëresha e ndjerë pati kënaqësi të madhe të priste Presidentët Mandela, Mbeki dhe Zuma në vizitat zyrtare në MB, në të cilat isha edhe unë i pranishëm”.