75 Mall Live Search
14:23 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Kate Moss drejt altarit me të dashurin 13 vite më të vogël

Çifti i famshëm Kate Moss dhe Nikolai Von Bismarck po planifikojnë të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Modelja 45-vjeçare dhe i dashuri i saj 13 vite më i vogël sipas burimeve do të martohen brenda kësaj vere.

“Nikolai dëshiron ti bëjë gjërat siç duhet, me një propozim tradicional dhe dasmë në kishë. Ai është me metodën e vjetër de marrëzisht i dashuruar me Kate, ndaj dëshiron të vënë unazat,”-tha burimi.

Supermodelja dhe Nikolai janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2015.

Çifti e ka mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut dhe nuk flasin në media për romancën e tyre.

Kate ka një vajzë më ish bashkëshortin, 16-vjeçaren Lila Grace Moss Hack.