Kate Osborne, deputetja e dytë me koronavirus

Kate Osborne është bërë deputetja e dytë britanike që doli pozitive për koronavirusin.
Ajo tha në media sociale se ishte diagnostikuar me covid-19 pas një periudhe të izolimit.
“Do të vazhdoj të izolohem derisa të luftoj sëmundjen”, tha ajo. “Por në ndërkohë do t’i inkurajoja të gjithë të bashkohen dhe të mbështesin më të prekurit në komunitetet tona”, shtoi Kate.
Osborne gjithashtu u bëri thirrje atyre që kanë temperaturë të lartë, ose kollë të vazhdueshme – dy simptoma të virusit – të ndjekin këshillat e qeverisë dhe të izolohen për shtatë ditë.
Nadine Dorries u bë deputetja e parë që testoi pozitive për koronavirus javën e kaluar, duke çuar që disa deputetë të hynin në izolim pas kontaktit me të./Indeksonline/