23:17 / E Premte, 21 Korrik 2023 / MSH

Katër anëtarë të një familje mbyten në Liqenin e Gramshit

Është gjetur dhe është nxjerrë nga polumbarët e RENEA-s edhe personi i katërt i mbytur pasditen e sotme në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, njohur ndryshe edhe si Liqeni i Gramshit.

Pas trupit të babait Arben Zogu, 46 vjeç, dhe më pas trupave të dy djemve të tij Ruben dhe Esti Zogu, i fundit që nxjerrë është trupi i nipit të 46-vjeçarit, Melsi Zogu vetëm 20 vjeç, raporton abcnews.

Policia, zjarrfikësit dhe polumbarët e RENEA-s kanë shkuar në vendin e ngjarjes menjëherë pasi kanë marrë një telefonatë se 4 shtetasit dyshohet se janë mbytur në Liqen.

Në buzë të liqenit policia ka gjetur 2 motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e shtetasve të mbytur.