75 Mall Live Search
08:01 / E Enjte, 29 Maj 2025 / FR

Katër autobusë përfshihen nga flakët në Lushnjë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr ka rënë pas mesnatës në parkun e autobusëve në Lushnjë.

Flakët kanë shkrumbuar totalisht katër autobusë, të cilët ndodheshin të parkuar aty.

Sipas raportimeve zjarri është regjistruar rreth orës 03:00, teksa nga dyshimet e para besohet se është i qëllimshëm./topchannel/