75 Mall Live Search
20:35 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / L A

Katër Barçës, katër Brugges, Atletico Madrid ecën “frikshëm” përpara

Atletico Madridi ka arritur të kualifikohet në raundin e 1/8-tave të Ligës së Kampionëve.

Ata mposhtën gjigandin belg, Club Brugge me rezultat të thellë 4-1 duke vazhduar kështu rrugëtimin e tyre.

Më i miri ishte Alexander Sorloth, i cili shënoi një “hattrick” si dhe Cardoso që shënoi po ashtu për “Los Colchoneros”.

Ndërsa të vetmin për Bruggen e shënoi Ordonez.

Atletico do të mësojë kundërshtarin e saj të premten, në ditën që hedhet edhe shorti./IndeksOnline/