22:54 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Katër basketbollist të Brooklyn Nets me koronavirus, në mesin e tyre edhe Kevin Durant

Kater basketbollist të skuadrës së NBA, Brooklyn Nets kanë dalë pozitiv me koronavirus pas testeve të bëra.

Në mesin e tyre mësohet se është edhe ylli i skuadrës, Kevin Durant, shkruan Indeksonline.

Nets në ndeshjen e fundit janë takuar me LA Lakers.

Tashmë edhe Lakers duhet të izolohet pasi lojtarët kanë pasur kontakte në mes vete. /IndeksOnline/