Katër burra janë në takim, për t’i sjellur transferin 40 milionësh Milanit
Një takim special është duke u zhvilluar tani në “Casa Milan”. Krzysztof Piatek quhet tema e këtij takimi. Sulmues i Genoas është shumë pranë kalimit te Milanit.
Giorgio Perinetti dhe Alessandro Zarbano , janë në takim me drejtorin e Milanit, Leonardon. Pjesë e takimit është edhe agjenti i futbollistit, Gabriele Giuffrida.

Sulmuesi 23 vjeçar pritet të bashkohet me skuadrën e Gatussos për 40 milionë euro.
Piatek është golashënuesi i dytë më i mirë në Serie A me 13 gola, një më pak se Ronaldo./Indeksonline/