17:58 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Katër copa në kajmak” – Ballkani i uron “mirëseardhje” në Superligë Besës së Pejës

Skuadra e Ballkanit e ka nisur sezonin e ri me një fitore bindëse.

Ata arritën si mysafirë, ta mposhtin ekipin e inkuadruar në Superligë, Besën e Pejës, me rezultat 1:4, transmeton Indeksonline.

Futbollisti më i dalluar në fushë ishte sulmuesi, Mirlind Daku që arriti të shënoj “hat – trick”. Po ashtu, gol shënoj edhe Ermal Krasniqi.  

Kurse nga radhët e Besës golin e nderit e shënoj Gentrit Salihu në fund të ndeshjes./Indeksonline/