75 Mall Live Search
11:59 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Katër datat kur mund të rifillojë Serie A

Vullneti i UEFA-s për të mbyllur sezonin 2019-20 në 30 qershor (jo vetëm kupat europiane, por edhe kampionatet kombëtare), i vendos ligat me shpatulla pas muri. Nëse diktati i mbërritur dje nga Nyoni do të jetë i pakthyeshëm (marrëveshja për Euro 2020 ishte gjithashtu në qershor, por u shty një vit), këtë e vendos evolucioni i virusit në Kontinentin e Vjetër.

Specialistët e UEFA-s përsëritën mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve me dyer të mbyllura, por nuk dihet kur mund të nisin garat.

Drejtuesit e Ligës Italiane të Futbollit në kalendarin e tyre kanë qarkuar me të kuqe datën 25 prill. Është data e çlirimit të Italisë nga diktatura fashiste dhe mund të bëhet data e çlirimit të futbollit italian nga… diktatura e Coronavirusit.

Kthimi për të luajtur, edhe me dyer të mbyllura, para fillimit të majit, do të lejonte që kampionati të mbyllej deri më 30 qershor (12 javë plus 4 ndeshje të prapambetura), gjithashtu do të mbylleshin edhe kupat europiane dhe Kupa e Italisë. ]

Problemi është se nuk ka siguri se gjithçka do të rinisë të shtunën, më 25 prill. Drejtuesit e Serisë A kanë studiuar edhe perspektiva të tjera: një rinisje më 2 maj, një në 9 dhe një në 16 të këtij muaji.

Në dy rastet e fundit, t’i luash të gjitha raundet deri më 30 qershor do të ishte praktikisht e pamundur.