Katër ditë afat në konvertimin e patentëshoferëve, Elshani: 500 deri 1500 euro gjobat për përdoruesit ilegalë

Afati kohor i konvertimit të patentë shoferëve nga strukturat serbe ilegale në patentëshoferë të Republikës së Kosovës, përfundon, më 23 gusht.
Nëse deri në këtë periudhë nuk përfundon ky proces tërësisht, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka njoftuar se përdoruesit e patentëshoferëve ilegalë, mund të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro.
”Në ato raste , me shumë mundësi do të shkruhet gjoba nga 500 deri në 1500 Më pas, shoferi mund të telefonojë dikë që ka patentë të vlefshme për ta marrë makinën ose për ta hequr atë nga rruga. Nuk është problem edhe nëse nuk ka licencë”, citon kosovo online, Elshanin.
”Nuk po flasim për patentëshoferë të Serbisë, por për ato të lëshuara nga struktura paralele, ilegale, një dokument të tillë e trajtojmë sikur nuk ekziston dhe për ne do të thotë që shoferi nuk ka patentëshofer”, ka theksuar ai mes tjerash.