23:20 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Katër ditë para ndeshjes me Liverpoolin, lëndohet ylli më në formë i Bayernit

Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje para sfidës me Liverpoolin, ylli i Bayern Munchen, Kingsley Coman ka pësuar lëndim.

Ylli francez ka dalur jashtë vijave të fushës për të kërkuar ndihmën e stafit mjekësor.

Lëndimi i Coman është konfirmuar edhe nga skuadra e Bayern Munchen.

“Nuk dukej aspak mirë, por ne duhet të shohim testet mjekësore nesër” ka thënë Kovaq pas ndeshjes. Coman është lojtari më në formë i Bayernit.

Madje, në ndeshjen e sotme ndaj Augsburg, francezi realizoi dy gola./Indeksonline/