75 Mall Live Search
18:39 / E Premte, 22 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Katër futbollistë të Real Madridit dalin para gjykatës

Katër futbollistë të klubit të të rinjëve të Real Madridit kanë dalë sot para gjykatës.

Ata janë duke u hetuar për shpërndarjen e një video seksuale të një të mituri, shkruan IndeksOnline.

Sot në mëngjes, katër të pandehurit shkuan në gjykatat e Plaza Castilla për të dëshmuar para gjyqtarit.

Sipas gazetës “Marca”, mes tyre është edhe Raul Asencio , i vetmi anëtar i Castillas që u thirr nga Ancelotti për në ekipin e parë ditën e djeshme . Katër të rinjtë kanë dëshmuar veçmas dhe të shoqëruar nga avokatët e tyre privatë. Ferrán R. dhe Juan R. kanë vendosur të mos dëshmojnë./IndeksOnline/