75 Mall Live Search
11:39 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / Gj. Sh

Katër futbollistë të Realit rrezikojnë të luajnë kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve

Real Madrid do të luaj në mesjavë kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin ’’Santiago Bernabeu’’ me datë 9 prill, shkruan IndeksOnline.

Ky do të jetë viti i tretë radhazi që këto dy skuadra përballen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e cila ka kaluar tutje ka arritur ta fitoj këtë trofe.

Edhe këtë sezon, Real Madridi dhe Manchester City shihen dy prej precedentëve kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Por Carlo Ancelotti ka disa shqetësime të mëdha para dy ndeshjeve më Manchester Cityn.

Katër yjet e skuadrës së Real Madridit, Vinicius Junior, Jude Bellingham, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni rrezikojnë të mos luajnë në ndeshjen e dytë kundër kampionit evropian.

Të gjitha këta futbollistë janë një karton larg pezullimit dhe nëse ndëshkohen të mërkurën, nuk do të mund ta ndihmojnë skuadrën në ndeshjen kthyese./IndeksOnline/